Vetëm 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 3 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 3 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Njoftimi:
27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349. Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *