Vetëm Gjermanisë i ka shënuar më shumë se Shqipërisë, Grizman arrin legjendën Platini





Antuan Grizman vendosi sot me dy golat e tij ndeshjen kundër Finlandës, duke i dhënë Francës një sukses 2-0 që e afron ndjeshëm me kualifikimin në Botëror. Një konfirmim i vlerave të sulmuesit, i cili pavarësisht momentit të keq që ka kaluar te Barcelona, në vitin 2021 ka qenë i jashtëzakonshëm për ekipin kombëtar, duke tundur 8 herë rrjetën.

franca

Për të, këto gola të fundit kanë qenë shumë të veçantë, pasi e kanë çuar në vendin e tretë në renditjen e të gjitha kohëve të golashënuesve të Francës, duke barazuar një legjendë si Mishel Platini. Grizman ka arritur kuotën e 41 golave, po aq sa “Le Roi” dhe tashmë si objektiv ka Olivier Zhiru të vendit të dytë, i cili ka shënuar 46 gola me “gjelat”. Më i shkëputur mbetet Tierri Henri, i cili mban vendin e parë në historinë e përfaqësueses franceze me 51 gola të shënuar.

Kombëtarja është një nga shënjestrat e preferuara të Grizman me fanellën e Francës. Ai ka shënuar në 3 nga 5 ndeshjet që ka luajtur kundër kuqezinjve, duke filluar nga miqësorja në Ren në vitin 2014, për të vazhduar me ndeshjen e Euro 2016 në Marsejë e pastaj edhe në inaugurimin e stadiumit “Air Albania” në nëntor 2019. Nga të gjitha përfaqësueset kundër të cilave ka luajtur Grizman, vetëm Gjermanisë i ka shënuar më shumë gola se sa Shqipërisë, 4 të tillë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *