“Vetëm maja e ajsbergut”/ Abuzime seksuale, fizike dhe psikologjike. Mbi 1 mijë raportime në Zelandën e Re, akuza priftërinjtë për dhunim të fëmijëve në Kishën Katolike

vetem maja e ajsbergut abuzime seksuale fizike dhe psikologjike mbi 1 mije raportime ne zelanden e re akuza prifterinjte per dhunim te femijeve ne kishen katolike
vetem maja e ajsbergut abuzime seksuale fizike dhe psikologjike mbi 1 mije raportime ne zelanden e re akuza prifterinjte per dhunim te femijeve ne kishen katolike

Autoritetet në Zelandën e Re, kanë identifikuar raste abuzimi të priftërinjve katolikë me fëmijë.

New York Time shkruan se raportimet për abuzime janë paraqitur kundër qindra anëtarëve të Kishës Katolike në Zelandën e Re.

Nga statistikat e publikuara bëhet me dije se nga 1950 dhe 2021 janë raportuar 1, 680 raste të abuzimeve të kryera nga anëtarët e Kishës Katolike dhe kjo sipas hetuesve është vetëm maja e ajsbergut.

Më shumë se gjysma e të gjitha abuzimeve të raportuara përfshinin abuzim seksual ose abuzime të tjera fizike, emocionale ose psikologjike.

Christopher Longhurst, udhëheqës kombëtar i Rrjetit të të Mbijetuarve të Priftërinjve të Abuzuar, ka thënë se nuk ka një mekanizëm për të kontrolluar saktësinë e këtyre numrave.

Sipas vlerësime një gjashtë deri në dhjetë persona kishin përvojë të ngjashme për çdo ankesë të pranuar, por ata kurrë nuk ngritën një padi.

Dy priftërinj nga Zelanda e Re, Roger Moloney dhe Bernard McGrath, janë dënuar tashmë për abuzim të fëmijëve në shkollë.

Njoftimi i rezultateve të hetimit vjen në një kohë kur vendet në mbarë botën po hetojnë akuzat për abuzim seksual në Kishën Katolike.

Një komision i pavarur në Francë vitin e kaluar vlerësoi se më shumë se 200,000 të mitur ishin abuzuar seksualisht në shtatë dekadat e fundit dhe në shumë raste ishin heshtur kur flisnin për përvojat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts