Vetëm matematikisht janë në lojë/ Laçi, ekuacioni që duhet të zgjidhë Dinamo për shpëtimin









Rikthimi i Dinamos në elitën e futbollit shqiptar rezultoi zhgënjyes.

DINAMO

Pavarësisht investimeve që u bënë, kjo skuadër me emër theu të gjitha parashikimet në sensin negativ, duke përfunduar në vend të parafundit 8 javë para mbylljes së kampionatit dhe 8 pikë larg “play out”-it.

Vetëm një mrekulli do t’i shpëtonte blutë nga rënia në Kategorinë e Parë. Dinamo ka bërë shumë gabime gjatë sezonit, që gjithë kohën është shoqëruar nga problematika të ndryshme në fushën e blertë.

Gabimet, në vend që të eliminoheshin gjatë rrugës, erdhën duke u shtuar edhe nga fundi.

Tranferta e Laçit është ekuacioni i parë për t’u zgjidhur nga skuadra e trajnerit Vanoli, në mënyrë që Dinamon të mos e ngelë në klasë edhe matematika, pasi vetëm pikët që janë në lojë e mbajnë me shpresë.

BAKAJ ME GRUPIN

Portieri Edvan Bakaj, i pezulluar nga klubi pas ndeshjes me Egnatian bashkë me Eni Imamin, është bashkuar së fundmi në stërvitje me skuadrën.

Ai u stërvit disa ditë me ekipin U-19 të Dinamos dhe tashmë drejtuesit kanë vendosur që ai të jetë pjesë e grupit nën urdhrat e trajnerit Vanoli.

Bakaj është aktivizuar në disa ndeshje të këtij sezoni me blutë. Nuk ka ndryshuar ndërkohë situata me Eni Imamin, që vazhdon të stërvitet me 19-vjeçarët.

Për këtë futbollist klubi nuk ka bërë asnjë tolerim deri tani dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

DILEMAT – Pas humbjes me Kastriotin u duk sikur Dinamo u dorëzua dhe në ndeshjet e mbetura do t’u jepte hapësirë të rinjve.

Por te blutë ka ende shpresë përderisa matematika lejon dhe trajneri Vanoli pritet të hedhë në fushë titullarët ndaj Laçit. Italiani ka dilema për mesfushën, ku Sidibe është i pezulluar, ndërsa Lilaj nuk është plotësisht gati.

Në portë do të jetë Simoni, në mbrojtje Mija, Sofranak, Maliqi dhe Bardhi, në mesfushë mund të kthehet Samake për të luajtur me Siljanovskin dhe Demirin, ndërsa në sulm pritet të jetë sërish treshja e përbërë nga Ibraimi, Haxhiu dhe Rexhinaldo.

DIN

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.