Vetëm pak ditë pas instalimit, hiqet tabela e kompanisë së Elon Musk

09:40 01/08/2023

Pak ditë pas instalimit, tabela vezulluese “X” është hequr nga zyrat qendrore në San Francisko. Kompania e Elon Musk, që më parë njihej si Twitter u detyrua që të hqite simbolin e saj të ri pas ankesave të banorëve dhe një paralajmërimi se nuk kishte leje.

Vetëm gjatë fundjavës që u vendos shenja, u regjistruan 24 ankesa nga banorët që thoshin se dritat e tabelës ishin verbuese gjatë natës. Banorët regjistronin video ku drita e tabelës shkëlqente apo pulsonte ku shpreheshin se i shqetësonte.

Të tjerë kishin shqetësime për sigurinë sepse tabela nuk u dukej e vendosur mirë.

Sipas X, heqja e tabelës ishte me vullnet të lirë./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts