“Vetëm protestat do rivendosin ligjshmërinë”/ Meta: Të ndahemi nga dekada e hajdutërisë së Ramës! Në një shtet të kapur nga mafia…









Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me zhvillimet për sulmin kibernetik mbi sistemet digjitale në Shqipëri.

meta 66

Meta shtron pyetjen se në një shtet të kapur nga mafia, kush do i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit?

Ish-Presidenti shkruan se vetëm protestat qytetare do të mund të rivendosin rendin Kushtetues dhe ligjshmërinë, për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë së kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Ilir Metës:

Në një shtet të kapur tërësisht nga mafia kush do t’i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit, të sigurisë kombëtare dhe të transferimit të të dhënave të qytetarëve te patronazhistët për qëllime shantazhi dhe presioni?

Vetëm protestat qytetare do të rivendosin rendin kushtetues dhe ligjshmërinë për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë dhe keqqeverisjes të Edvin K. Ramës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *