“Vetëm Rusia qëndron në rrugën e paqes”, Biden flet nga takimi i OKB: Nuk do ndalojmë mbështetjen për Ukrainën

Presidenti amerikan Biden ka deklaruar nga Asambleja e OKB se kjo mbledhje është “errësuar nga hija e luftës”, të cilën ai e përshkruan si një “luftë të paligjshme pushtuese e të paprovokuar nga Rusia”.

“Asnjë komb nuk dëshiron që lufta të përfundojë më shumë se Ukraina”, tha ai, duke përsëritur mbështetjen e SHBA për Kievin dhe përpjekjet e tij për të sjellë “një zgjidhje diplomatike për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ai shtoi se Rusia mban përgjegjësinë e luftës në Ukrainë dhe se vetëm ajo ka fuqinë për t’i dhënë fund luftës menjëherë.

“Vetëm Rusia qëndron në rrugën e paqes, sepse çmimi i Rusisë për paqen është kapitullimi i Ukrainës”, theksoi Biden.

Biden vijoi duke thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Ukrainës ndërsa mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe lirinë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts