Vetëvendosje sulmon Bregoviçin në Korçë, por sot në Kosovë këndon grupi çetnik serb, gazetari: Si u lejua ky koncert nga institucionet?

Grupi serb “Ribilja Cobra” do të mbajë sot koncert në komunën e Leposaviqit në Veri të Kosovës. Gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ky grup është fashist dhe më çetniku që mund të gjendet.

Vokalisti i grupit, Bora Gjorgjevic ka fotografi me kreun e radikalëve serbë, Vojslav Sheshel. Kelmendi tha se ky grup dhe këngët e tyre janë dëgjuar nga serbët që kanë bërë masakra në Kosovë dhe që i kanë kundërshtuar bombardimet e NATO-së.

“A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet! Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe tallnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tej ai kritikon edhe institucionet që kanë lejuar që një koncert i tillë të mbahet në Kosovë.

“Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviçit? Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?! Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!”, ka shkruar më tutje ai, shkruan Express.

Postimi i plotë:

A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet!

Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë.

Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar.

“Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013.

I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert.

Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviçin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës?

Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit?

Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?!

Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!/Express/

Adriatik Kelmendi
Adriatik Kelmendi

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *