Vetëvrasja për foton intime në Tik-Tok, ish-prokurori: Ligji parashikon dënimin për persona të afërm. Është emergjente të…

vetevrasja per foton intime ne tik tok ish prokurori ligji parashikon denimin per persona te aferm eshte emergjente te
vetevrasja per foton intime ne tik tok ish prokurori ligji parashikon denimin per persona te aferm eshte emergjente te

Duke marrë shkasë nga rasti më i fundit në Kamzë ku një 27-vjeçare i dha fund jetës duke u vetëvrarë për shkak të publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga një përdorues i Tik-Tok-ut i quajtur Altin Çoku, ish-prokurori Eugen Beçi, thotë se është emergjente ndryshimi i Kodit Penal.

Sipas tij, ligji për shkaktimin e vetëvrasjes parashikohet vetëm për persona të afërm.

“Shkaktimi i vetëvrasjes është deri në 7 vite burg, por autori dhe viktima duhet të kenë lidhje familjare. Pjesa kryesore që dua të citoj është emergjente azhornimi i Kodit Penal për të përcaktuar tek veprat penale edhe këto veprime shoqërisht të reja dhe të rrezikshme në Shqipëri.

Sa i përket përgjegjshmërisë së personit, fakti që personi është me precedentë penal dhe është dënuar disa herë e përjashton mundësinë e papërgjegjshmërisë përballë veprime penale që ka kryer.

Ai është një abuzim për shkak të injorancës. Të kesh një raport mjeko-ligjor nuk do të thotë se nuk do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të sakta për veprën penale të kryer. Një person mund të jetë i papërgjegjshëm për vjedhjen se është kleptoman, por është i përgjegjshëm për vrasje,

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts