Vetingu në politikë, Basha: T’i japim fund pandëshkueshmërisë, ta pastrojmë politikën nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve








Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe kjo për shkak se jemi vendi më i korruptuar.

lulzim basha

Hallet e njerëzve, thotë Basha, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe përmes vettingut të pastrohet politika.

Sipas Bashës, ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve duhet të largohen.

“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkurruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish.#vettingnëpolitikë”, shkruan në twitter kryetari i Partisë Demokratike.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *