Vetingu/ Shehi: Duhet pastruar një pjesë e politikanëve, ka korrupsion galopant! Ligji zgjedhor të mos bëhet dy javë para votimeve. Lëvizjet e Bashës kurajoze, por…








Deputeti Dashamir Shehi u shpreh në parim pro vetingut të politikanëve, por shtoi se nuk duhet ngarkuar SPAK-u me këtë çështje, pasi mund të gjendet formula brenda rregullave kushtetuese.

D

Shehi deklaron se pas 30 vitesh korrupsion galopant dikush duhet të dënohet dhe duhet t’i sekuestrohen pasuritë.

Duke folur në emisionin “Frontline” në “News 24”, Shehi tha: “Jam dakord të ketë një veting për politikanët me këtë lloj korrupsioni galopant, njerëz që kanë hyrë në politikë pa asnjë pronë dhe sot kanë miliona. Jam dëshmitar prej 30 vitesh. Unë jam me të dyja duart që të kemi mundësi të pastrojmë një pjesë të politikanëve, por nëse dikush dënohet, bëhet shembull. Unë do të doja të shikonim se çfarë kanë menduar dhe të gjithë të mbërrinim në atë formulë që do të ishte më e mira, nivelit të propagandës, të korruptuar ka sa të duash. Të dënohet dikushi, t’i sekuestroheshin pasuritë. Them që shpesh herë e bërë me shpejtësi dhe pa u diskutuar. Nuk më pëlqen ideja që do ta bëjë SPAK. Po e ngarkojmë SPAK-un me çështje që mund të jenë të natyrës administrative. Kur themi për politikanët do fillojmë nga fillimi fare. Se nuk janë 140 deputetë. Bëhen rreth 1 mijë veta, dhe nuk besoj se SPAK-u nuk është në gjendje ta bëjë. SPAK-u është një strukturë që janë hetues, duhen struktura administrative për qark kësaj gjëje. Mund të vihen në lëvizje struktura që i ka shteti. Jam dakord në princip të bëhet një krehje e klasës politike, do ishte një farë drejtësie pavarësisht se e vonuar, por duhet gjetur formula. Do thoja hajde ta diskutojmë, të gjejmë formulat, mjetet, rrugët për ta bërë këtë çështje sa më të realizueshme, efektive”.

I pyetur mbi amendimet kushtetuese të propozuara nga PD, deputeti tha se duhet një ligj zgjedhor.

Sigurisht qe PD ka problemet e veta, por aksioni politik i opozitës nuk duhet të ndalojë. Duhet të bëjmë një ligj zgjedhor. Që temat e mëdha të mos diskutohen 2 javë para zgjedhjeve, por dy jave pas zgjedhjeve. Asnjëherë nuk e kanë filluar me seriozitet për tu bërë. Kjo punë nuk do para, do vullnet politik. Përfunduam këtu ku ishim dhe përfituesi i vetëm ishte Edi Rama”, shtoi ai.

Shehi komentoi edhe deklaratat e fundit të kreut të PD Basha, duke u shprehur se është e vërtet se ka një “llum të tranzicionit”, ndërsa shtoi se ditët e fundit kryedemokrati ka pasur disa lëvizje kurajose.

A ka pasur llum? Sa të dush, plot. Unë kam vite që e them. Basha këto ditët e fundit ka pasur disa lëvizje kurajoze. Ka denoncuar dy tre oligarkë të cilat në rrjedhën normale nuk i kam dëgjuar. E quaj pozitive që po thotë disa gjëra që nuk i ka thënë ndonjëherë. Përshpejtimi për ti çuar pa u konsultuar nuk më pëlqen shumë. Brenda rregullave kushtetuese ne i kemi mjetet për veting për politikanët. Po të gërmojmë brenda hapësirës juridike, besoj që edhe brenda kësaj suaze kushtetuese ka hapësirë për të ndërtuar një ligj të mirë për vetingun e politikanëve. Kjo Kushtetutë e ka dhënë rrugën e vet. KLGJ dhe KLP e marrin këtë të drejtë për pjesën tjetër të Vetingut”, tha Shehi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *