Vetoja për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, Presidenti i Bullgarisë i përgjigjet Ramës: Nuk ju pengojmë, ja rrugët që duhet të ndiqni





edirama-bullgaria

Vetoja e Bullgarisë e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut u bë shkak për mosvendosjen e datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Kryeministri Edi Rama në Forumin Strategjik të Bledit i është lutur Bullgarisë që të hapë rrugën drejt integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit bullgar Rumen Radev është shprehur se Bullgaria nuk është gardiani që nuk hap derën.

Sipas tij, ka dy mënyra dhe dy strategji që mund të çojnë në hapin tjetër të procesit të integrimit. Ai thotë se shtetet që presin këtë proces duhet të kuptojnë se anëtarësimi në union mbështetet në vlerat europiane dhe vlerat e fqinjësisë së mirë.

“Bullgaria nuk është gardiani tek dera që nuk lejon integrimin europian. Ka dy strategji, dy rrugë për të hapur dyert, strategjia më e gjatë është të bëhet turne në të gjitha institucionet europiane për të bindur Bullgarinë të hapë derën, nuk bëhet kështu. Çelësin e keni në duart tuaja, ne jemi të gatshëm dhe t’ju ftojmë në dialog. Varet tërësisht nga jush dhe duhet të kuptoni se themeli i procesit të anëtarësimit mbështetet në vlerat e fqinjësisë së mirë dhe vlerat europiane.

Më herët gjatë fjalës së tij në këtë forum, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Presidentit të Bullgarisë që të hapë rrugën për integrimin europian.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *