“Vettingu le të fillojë nga mua”/ Basha i hapur për të dialoguar me qeverinë për amendamentet: Ne nuk shkojmë me pushkë për t’i thënë firmosini








Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu vullnetin që vettingu në politikë të fillojë pikërisht nga ai dhe më pas të çohet deri në fund.

Sipas Bashës, kjo nuk është sfidë, por mënyrë për të ndarë thashethemet nga e vërteta. Kreu i PD-së u shpreh se politikanët e korruptuar duhet të largohen me vetting, ose të tjerët të bëjnë aktin më të denjë, të japin dorëheqjen vetë.

“Gjithë shqiptarët kanë një interes që vendi të ecë përpara. Politikanët e lidhur me krimin duhet të hiqen. Jepi SPAK resurset e nevojshme, fillojë me mua, me kreun e PD nëse ke frikë ta fillosh me kryeministrin.  Fillojë me mua vettingin e politikanë dhe çoje deri në fund. Kjo nuk është sfidë, por është e vetmja mënyrë për të ndarë baltën dhe thashethemet nga e vërteta. Nis kontrollin e pasurisë, merr sipas ligjit vendimet e duhura, largo nga politika politikanët e korruptuar, ose ata që nuk u mbajnë këllqet jepi mundësinë që të bëjnë aktin e denjë dhe të largohen nga politika”, u shpreh Basha.

I pyetur nëse ka dyshime nëse mazhoranca do t’i pranojë apo jo amendamentet, Basha u shpreh i gatshëm për të dialoguar me qeverinë, por gjithçka të bëhet para shqiptarëve.

“Ne ulemi për të çuar përpara plotësimin e këtyre amendamenteve kushtetuese dhe nuk shkojmë atje me çarkun e pushkës për t’i thënë firmoseni tani. Nëse kanë diçka për të shtuar le ta shtojnë, nëse kanë pyetje le të pyesin. Ama këtë duhet ta bëjmë në sytë e shqiptarëve. Për diçka që e forcon vettingun në politikë ne parim jemi gati, për diçka që e pengon jemi kundër”, u shpreh Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *