
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se pastrimi i politikës nga krimi e korrupsioni është në interesin e të gjithë shqiptarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka postuar videon me një pjesë nga deklarata e tij një ditë më parë, ku thekson se politika duhet të pastrohet nga llumi i tranzicionit dhe nga njerëz të cilët e kanë përdorur politikën për tu pasuruar.
“Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar.
Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm”, thotë ndër të tjera Basha.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al