Vëzhgim/ Buxheti i FSHF-së, si u shpenzuan 18.5 milionë euro dhe sa morën kuqezinjtë për kualifikimin

vezhgim buxheti i fshf se si u shpenzuan 18 5 milione euro dhe sa moren kuqezinjte per kualifikimin

































N jë tjetër aspekt sa i përket Europianit, është edhe ai financiar. Nga kualifikimi në këtë turne madhor, Federatës Shqiptare të Futbollit i është rritur ndjeshëm buxheti për vitin 2024. Nga pjesëmarrja, çdo kombëtare përfiton 9.25 milionë euro, shifër kjo që ka çuar në 27.3 milionë euro buxhetin në total të FSHF-së për vitin 2024, nga 18.5 milionë euro që ka qenë në vitin 2023.

FSHF

Sa i përket vitit që lamë pas, 1.6 milionë euro janë arkëtuar nga sponsorët dhe reklamat, ndërsa 3.28 mln euro nga shitja e biletave në ndeshjet e ekipit kombëtar, duke qenë se ka pasur interes të lartë, sidomos për ndeshjet me Poloninë dhe Çekinë, ku edhe çmimet kanë pasur një rritje. Po ashtu, 680 mijë euro janë mbledhur nga kuotat e regjistrimit të klubeve, kurset e zhvilluara dhe masat e vendosura nga disiplina. Të ardhurat e tjera konsistojnë nga e drejta televizive nga UEFA apo kompeticionet kombëtarë si edhe me grantet e akorduar nga UEFA/ FIFA apo qeveria.

SHPENZIMET- Sipas shefes së Departamentit të Financës, Irma Zëre, FSHF-ja ka shpenzuar për vitin 2023, 18 milionë e 560 mijë euro, ku përfshihen shpenzime për Kombëtaren A, të cilat kapin afërsisht vlerën e 7 milionë eurove, ndërsa po ashtu shpenzimet e tjera janë për ekipet kombëtare të moshave apo femrave, personelit të jashtëm, ato administrative apo shpenzime të tjera. Ndërkohë premioja që është dhënë për lojtarët dhe stafin për kualifikimin në Europian ka qenë 1.34 milionë euro. Nga sa “Panorama Sport” mëson, nga një pjesë e lojtarëve pritej një shifër edhe më e lartë dhe ka lënë disi pakënaqësi.

BUXHETI 2024- Për vitin që jemi aktualisht, buxheti i FSHF-së ka kapur shifrën e 27.3 milionë euro, ndërsa nga kjo vlerë, janë parashikuar shpenzime në shumën prej 23.9 milionë euro, duke përfshirë shpenzime operative, për ekipet kombëtare, paga personali, ku të punësuar janë 183 persona me kohë të plotë, premio, apo investime të ndryshme që do të bëhen gjatë këtij viti. Artikulli i është referuar shifrave zyrtare të lexuara në Asamblenë e Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.

bandicam 2024-06-01 12-16-32-691

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts