VIDEO- “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”/ Basha citon raportin e “Transparency International”: Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Rama nuk e mbajti premtimin për të luftuar korrupsionin.

Në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, përmend raportimin e fundit të “Transparency International”, ku thotë se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.

“Rama premtoi luftë kundër korrupsionit. A e mbajti këtë premtim?” Shtron pyetjen Basha dhe përgjigjja sipas tij është ‘Jo’.

“Sipas raportit të fundit të  Transparency International, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”, thuhet në postimin e kreut të PD.

CFARE THOTE RAPORTI

Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut. Studimi përfshin 12 vitet e fundit, nga 2008-2020 dhe arrin në përfundimin se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsioni i nivelit të lartë nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *