VIDEO/ 17 gola të shënuar, Interi i papërmbajtshëm në miqësore. Zikaltërit e Inzagit likuidojnë edhe… Dinamon e Kievit










Tjetër triumf në miqësore i Interit të Simone Inzagit, i pesti radhazi, teksa numri i golave të shënuar në 5 testet e zhvilluar ka shkuar në 17. Zikaltërit mposhtën me rezultatin 3-0 Dinamon e Kievit, në përballjen e zhvilluar sot në Monza, ku protagonist ishte dhe Edin Xheko, i cili gjeti menjëherë rrugën e rrjetës.

Inter

Fillimisht ishte Barela, që pas një aksioni të mrekullueshëm në minutën e 13-të, gjeti rrugën e rrjetës, ndërkohë që 21 minuta më pas, ishte radha e sulmuesit boshnjak për të dyfishuar shifrat.

Pas një topi të gjatë nga Barela, Xheko u shkëput bukur dhe pasi shmangu portierin kundërshtar, nuk fali me portën e boshatisur. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë zikaltërit realizuan edhe golin e tretë me anë të mesfushorit Sensi.

Vlen të theksohet fakti se javën e ardhshme do të startojë edhe Seria A, ndërkohë që Interi do të përballet me Xhenoan, ditën e shtunë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *