Video/ 23-vjeçares ukrainase iu prenë të dyja këmbët gjatë sulmeve ruse, momenti emocionues kur kërcen në dasmë në krahë të dashurit

video 23 vjecares ukrainase iu prene te dyja kembet gjate sulmeve ruse momenti emocionues kur kercen ne dasme ne krahe te dashurit
video 23 vjecares ukrainase iu prene te dyja kembet gjate sulmeve ruse momenti emocionues kur kercen ne dasme ne krahe te dashurit

Lufta në Ukrainë ka sjellë për qytetarët atje një tjetër jetesë, atë mes bombardimeve, sulmeve dhe vrasjeve që tashmë janë kthyer në një përditshmëri.

Por, edhe pse në këto kushte, shumica e qytetarëve përpiqen të qëndrojnë të fortë dhe të mos lënë mënjanë ato aktivitete që i bëjnë disi të lumtur.

Ky është rasti i dasmës së Viktor dhe Oksana, të vendosur në spitalin e Lviv. Ata ndodheshin atje pasi 23-vjeçarja Oksana humbi të dyja këmbët gjatë shpërthimit të një mine ruse, ndërsa Viktor mbeti i plagosur.

Dyshja shfaqen në një video ngjethëse, teksa kërcejnë të lumtur dhe Viktor mban në krahë të dashurën e tij, e cila e ka të vështirë të ecë. Çaste të ngjashme lumturie janë numëruar me dhjetëra këto 2 muaj tmerri për banorët e Ukrainës.

Ata janë përpjekur të dëshmojnë që nuk i nënshtrohen armikut, por do të bëjnë ballë me të gjithë forcat, natyrisht, edhe duke mos shmangur momentet e ëmbla që jeta t’i servir.

Burimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts