VIDEO/ 4 gola në 2 ndeshje! Haland eliminon Sevijan, Dormtundi kualifikohet në çerekfinale

SHPËRNDAJE

Erling Haland eliminon i vetëm Sevijan nga Liga e Kampioneve, duke kualifikuar Borusia Dormtund për në çerekfinalen e këtij kompeticioni.

dortmund.festa.2020.21.750x450

Pasi ndeshja e parë u mbyll me fitoren e verdhezinjve 2-3, në ndeshjen e kthimit ishte një përballje spekatakolare, e cila u mbyll në barazim 2-2. Ishte përsëri i përhershmi, Haland, i cili me dopietën e tij, e bëri të pavlefshëm 2 golat e En Nesyrit. Norvegjezi arriti t’i shënonte plot 4 gola në 2 ndeshje Sevijes, për t’i eliminuar kështu nga Championsi. Pavarësisht se spanjollët tentuan deri në fund, nuk ia dolën për të arritur fitoren.

FT| Dormtund-Sevija 2-2

Haland 35′, 54’/ En Nesyri 68′, 96′

54′ E pabesueshme çfarë ndodh në “Signal Iduna-Park”! Dortmundi shënon fillimisht në minutën e 46′ me Haland, por goli anulohet, dhe akordohet penallti për një aksion më parë. Haland gjuan, por topi përplaset në shtyllë. Pas kësaj ndërhyn VAR, duke e përsëritur penalltinë, pasi një nga lojtarët e miqve ishte në zonë gjatë penalltisë. Pas tentativës së dytë, Haland tregohet i saktë!

FORMACIONET ZYRTARE:

158924631_3752583838158730_2020398006170724841_n





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *