VIDEO/ Absurde në Itali, ndëshkohet me karton të verdhë pasi goditi me grusht kundërshtarin









Episodet e shëmtuara në futboll tani më janë bërë pjesë dhe e kategorisë së moshave, të cilët jo rrallë herë bëhen protagonist me gjestet anti-sportive në fushë.

ndeshkimi

Rasti më i fundit vjen nga Italia, në një ndeshjes mes moshave të Sampdorias dhe Empolit. Ishte minuta e 82-të kur pas një dueli në vijën anësore të fushës, futbollisti i Sampdoria godet me grusht kundërshtarin e tij.

Por absurdja nuk është kjo, pasi gjyqtari shkon më tej duke akorduar vetëm karton të verdhë për gjestin e lojtarit vendas. Nga stoli i Empolit pati reagime të shumta për vendimin e arbitrit, por jo vetëm pasi në të gjithë Italinë është komentuar episodi.

Një situatë krejt e pakuptimtë, se si gjyqtari prezent në incident akordon vetëm karton të verdhë për goditjen me grusht të lojtarëve. Videoja është bërë virale, duke marrë kritika të shumta.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *