VIDEO- “Ai azilanti i Kamzës ça bën?”/ Rama telefonon Dionis Imerajn në Dibër: Si shkon “Partia e Kontrollorëve Ajrorë”?! Ja porosia që i jep



Nga Saranda, Kryeministri Edi Rama ka telefonuar kandidatin për deputet në Dibër, Dionis Imeraj ku kanë diskutuar për situatën elektorale.

Ndërsa i jep porositë e tij, Rama nuk lë pa ironizuar edhe opozitën. Teksa e pyet për kandidatin e PD, Xhelal Mziu, kryeministri thotë: Ai azilanti i Kamzës ca bën?

Ndërsa LSI-në e quan “Partia e Kontrollorëve Ajrorë”.

Kreu i qeverisë porosit Imerajn që të jenë sa me prane qytetareve, ndersa shpreh bindjen se Rruga e Arbrit mund te perfundoje edhe para afatit.

Ja biseda e Ramës me Dionis Imerajn

Edi Rama: Ç’thotë Dibra

Dionis Imeraj: Po mirë, përgjithësisht mirë vazhdojmë me takimet, populli i kënaqur

Edi Rama: Lëri më këto, populli i kënaqur, a po i takoni njerëzit një nga një kudo

Dionis Imeraj: Patjetër, një nga një, në çdo fshat në qytet jemi shpërndarë të gjithë kandidatët ku kanë popullaritetin dhe njerëzit.

Edi Rama: Ai azilanti i Kamzës ça bën ai?

Dionis Imeraj: Ai bën xhiro

Edi Rama: Apo vatra covidi nëpër  klube

Dionis Imeraj: Ai nuk ka bërë dhe as vaksinën dhe nëpër klube, po na infekton njerëzit. Ai infekton dhe ne shëro. Kështu vajti kjo punë

Edi Rama: Po Mati, Bulqiza si duken?

Dionis Imeraj: Po edhe ato mirë, kanë vazhduar takime me njerëzit. Frymë pozitive. Do ta mbyllim me sukses

Edi Rama: Ke besim ëëë?

Dionis Imeraj: Po patjetër, besim absolut

Edi Rama: Po kjo “Partia e Kontrollorëve Ajrorë” si shkon?

Dionis Imeraj: Kjo nuk është asgjëkundi, dalin nëpër terren por jo aq me potencial, pothuajse ka humbur fare.

Edi Rama: Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, duhen pranuar me modesti dhe vetëdije gjërat që nuk shkojnë. Më ra goja, pakënaqësitë janë legjitime, njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi  mundur, jo sa kemi dashur. Edhe gabime janë bërë, por e rëndësishme është që fokusin e kemi, këmbënguljen e kemi, durimin e kemi dhe karakterin e kemi. Kështu që duhet të fokusohemi tek njerëzit. Ki parasysh që me rrugën e Arbrit do realizohet brenda këtij viti dhe do zoti edhe në një kohë para afatit atëherë do ndryshojnë shumë gjëra për Dibrën. Ne kemi shumë punë për të bërë edhe për Dibrën.

Dionis Imeraj: Shumë dakord kryetar

Edi Rama: Emigrantin Krashin si e kam?

Dionis Imeraj: Mirë, është vizionar anglez. Bëji të fala të gjithëve.

Edi Rama: Unë do vij në datë 13 dhe do flasim. Të përshëndes.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *