VIDEO/ Aktivizimi i Bares ndaj kampionëve të Ligës së Europës, tifozët e Espanjolit shpërthejnë në ovacione










Në barazimin pa gola të Espanjolit me kampionen në fuqi të Europa Ligës, Vijarealin në sfidën e djeshme të Las Liga-s, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare u aktivizua në minutën e 75′.

BARE

Ajo që ra më shumë në sy ishin ovacionet e tifozerisë katalanase në drejtim të tij, duke parë se mesfushori kuqezi ka bërë paraqitje të mira me skuadrën e Espanjolit dhe është kthyer në një lojtar të dëshiruar nga fansat katalanas.

Fieraku 23-vjeçar luajti ndeshjen e tij të dytë në La Liga me fanellën e Espanjolit, ku të dyja herët është preferuar të aktivizohet në pjesët e dyta të takimit, si ndaj Osasunës në ndeshjen e parë, po ashtu edhe ndaj Vijarealit në sfidën e djeshme.

Keidi Bare aktivizohet me Espanjolit,tifozët me ovacione on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *