VIDEO/ Amerikanët lanë pas dhjetëra avionë luftarake në Afganistan, talebanët i përdorin për t’u argëtuar

Talebanët kanë marrë të gjithë kontrollin e Afganistanit dhe kanë formuar qeverinë e re.

Para disa javësh atje, janë larguar dhe trupat e fundit amerikane, duke lënë pas dhjetëra mjete luftarake e municione. Ndër mjetet e lëna pas në Afganistan nga amerikanët, janë dhe avionët luftarakë.

Por këto mjete, nuk po përdoren nga talebanët për të forcuar kontingjentin ushtarak, por për t’u argëtuar. Në një video të bërë virale në rrjet, shihen disa militantë, që kanë lidhur litar në avion e po argëtohen.

Ata e kanë improvizuar atë në formën e një lisharseje e shihen teksa lëkunden. Kjo nuk është hera e parë që talebanët rendin pas argëtimit. Disa javë më parë, ata u panë duke u argëtuar në një park lojërash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *