VIDEO / Arsenali shkëlqen, Mançester Siti i vjedh tre pikët me gol në minutat shtesë









Kampionati anglez i futbollit nuk ndalet kurrë dhe që më ditën e parë të vitit 2022 dhuron një supersfidë si ajo mes Arsenalit dhe Mançester Sitit. Duhej të ishte një përballje mes nxënësit Arteta dhe mësuesit Guardiola, por tekniku i “topçinjve” mungon në këtë duel pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

arsenal siti

Arsenali duket se pak nga pak ka lënë pas vitet e turbullta dhe e sheh veten përsëri protagonist në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve. Skuadra londineze mban aktualisht vendin e katërt në renditje dhe një fitore ndaj Sitit do të ishte thelbësore që të ruante këtë pozitë.

Ndërsa Siti synon të nisë sa më mbarë vitin për të ruajtur vendin e parë në klasifikim dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion të radhës.

Arsenal-Mançester Siti 1-2

31′ Saka / 57′ (p) Mahrez , 90’+3′ Rodri

FORMACIONET ZYRTARE

Arsenal (4-2-3-1): Remsdejl; Tomijasu, Uajt, Gabriel, Tiernei; Partei, Xhaka; Saka, Odegard, Martineli; Lakazet.

Mançester Siti (4-3-3): Ederson; Kanselo, Dias, Laporte, Ake; Rodrigo, De Bryjn, Bernardo Silva; Sterling, G. Zhezus, Mahrez.

arsenal mancester siti

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.