VIDEO/ Asisti i Rashiçës nuk mjafton, Noruiçi pëson humbje për rekord








Noruiç ende nuk ka shijuar fitoren e parë këtë sezon. Skuadra në të cilën luan Milot Rashica humbi sot ndaj Lidsit 1-2. Rashica zhvilloi një paraqitje pozitive, ku dha dhe një asist.

rashica

Të zotët e shtëpisë luajtën një ndeshje të mirë, por pa mundur të siguronin fitoren e para për këtë sezon në Premier Ligë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste. Në të dytën ishin miqtë që realizuan me Rafinjën në minutën e 56. Vetëm dy minuta zgjati avantazhi pasi Noruiç barazoi. Protagonist ishte Rashica, i cili dha një asist nga goditja këndit për Omabamidele.

Entuziazmi i vendasve nuk zgjati shumë sepse Lids kaloi në avantazh me Rodrigon. Për Noruiçin kjo ishte humbja e tetë në 10 javë kampionat Kjo është një ndër nisjet më të dobëta nga një skuadër në Premier Ligë. Rashica dha asistin e parë në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *