VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit nuk ia del dot, Reali “fluturon” në çerekfinale

Reali i Madridit ka siguruar kalimin për në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve, teksa ka mposhtur Atalantën edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 3-1, duke u kualifikuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pasi kishin fituar edhe në ndeshjen e parë me rezultatin.

benzema.real.madrid.2020.21.pugno.esulta.atalanta.750x450

Italianët e nisën mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste shënimi, por nuk ia dolën t’i finalizonin me sukses. Nga kjo përfitoi Reali që u hodh në sulm, teksa gjeti edhe golin e avantazhit në minutën e 34’ me Karim Benzema, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Sportielo dhe mbrojtësit Toloi për ta dërguar topin në fundin e rrjetës. Ky gol duket se e tronditi skuadrën e Gasperinit, që dukej e pafuqishme për të reaguar.

Në minutën e 59’, Ramos dyfishoi shifrat, duke shënuar nga penalltia. Muriel shënoi një supergol në minutën e 83’ nga goditja e dënimit, duke rihapur sfidën, por kjo zgjati vetëm dy minuta, pasi në minutën e 85’, Asensio vulosi sfidën.

FT| REAL MADRID-ATALANTA 3-1

Benzema 34′, Ramos 59′, Asensio 85’/ Muriel 83′

FORMACIONET ZYRTARE:

Real Madrid: Kurtua, Ramos, Varan, Naço, Mendi, Valverde, Kros, Modriç, Lukas Vaskez, Benzema, Vinicius. Trajner: Z. Zidan

Atalanta: Sportielo, Romero, Gjimshiti, Toli, Maehle, Gozens, Pesina, De Run, Pashaliç, Malinovski, Muriel. Trajner: Xh. Gasperini

FORRRR

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *