Atletiko Madrid ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Getafes, duke marrë tre pikë të rënda që e kthejnë për momentin në vendin e katërt në kampionat, në zonën e Ligës së Kampioneve. Skuadra e Simeones ka fituar 4-3 në fushën e saj, në një sfidë ku ndodhi gjithçka.
Sfida nisi me një penallti të humbur nga Suarez që në minutën e 9, por më pas Korrea e Kunja i dhanë një avantazh të dyfishtë Atletikos. Por nga minuta e 30, deri në minutën e 42-të, Getafe shënoi me Borja Majoral dhe Unal, i cili transformoi dy penallti njëra pas tjetrës brenda 5 minutash. Dhe asgjë nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë, Korrea barazoi rezultatin në 3-3.
Pjesa e dytë ishte me ritëm më të ulët, sidomos pasi Felipe la me 10 lojtarë Atletikon në minutën e 58. Por zëvendësimet e Simeones bënë punën e duhur, pasi De Paul dhe Zhoao Feliks kombinuan mes tyre duke ndërtuar golin e minutës së 88, që u shënua nga Hermoso,. i cili i dha suksesin 4-3 ekipit të tij.

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al