Bajerni rikthehet te fitoret, pas dy barazimeve rresht që mori në kampionat, duke mundur me rezultatin e thellë 4-0 Unionin e Berlinit.
Sfida filloi menjëherë mirë për bavarezët të cilët zhbllokuan takimin që në minutën e 16’ me Koman. Më pas shënuan dhe Nianzou dhe Levandovski, me këtë të fundit që shkoi në kuotën e 31 golavë në kampionat, pas dy të fundit që shënoi në këtë takim.
Bajerni kështu vazhdon të kryesojë Bundesligën, 7 pikë para Dortmundit të vendit të dytë, por që është me një ndeshje më pak.

REZULTATET:
BAJERN MYNIH 4-0 UNION BERLIN
Koman 16’, Nianzou 25’, Levandovski (P) 45’, 47’
GREUTHER FYRTH 0-0 FRAJBURG
HERTHA BERLIN 3-0 HOFENHAJM
Stark 39’, Belfodil 63’, Tusart 74’
MAINC 4-0 ARMINIA BIELEFELD
Burkardt 1’, 75’, Niakhate 65’, Ingvartsen 79’
SHTUTGART 3-2 AUGSBURG
Anton 44’, Marmush 79’, Tiago 85’ / Hahn 6’, Gregoriç 45+1’
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al