VIDEO/ Ballkani i Dajës fiton me përmbysje ndaj Shkupit, grupet e Ligës së Konferencës janë një hap larg


















Panoramasport.al/Ballkani ka fituar sot me shifrat 2-1 në transfertë përballë Shkupit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt grupeve të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka marrë këtë sukses shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë play-off të turneut, ndërsa do të mundohet të mbrojë rezultatin në sfidën e kthimit.

shkupi-ballkani

Shkupi-Ballkani 1-2
19′ Adetunxhi / 23′ Rrahmani, 67′ Korenica

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Ballkanit.

90’+6’ Gorgiev gjuan me kokë në zonën e vogël të Ballkanit, nuk çon dot topin në katërkëndor.

90’+2’ Cefas gabon golin e barazimit. Pas një harkimi nga e majta, ai gjendet i vetëm para portierit, por gjuan jashtë.

90′ Jepen 7 minuta shtesë.

81’ Danfa ia del të dërgojë topin në rrjetën e portës së Ballkanit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

72’ Ballkani humb mundësinë për të mbyllur ndeshjen me Krasniqin, i cili gjuan por sheh Naumovskin të devijojë me këmbë tentativën drejt portës të sulmuesit.

70’ Rast i artë për Shkupin që të vendosë shpejt baraspeshën, Kueven gjuan në hyrje të zonës, por shtylla i mohon festën e golit.

67’ GOOOL BALLKANI! Korenica merr topin në mesfshë dhe lëshon një predhë të pakapshme nga jashtë zonës që ndalet vetëm në rrjetë. 1-2

61’ Cepas depërton në zonë dhe shfaqet para portës, por pastaj godet në trup Ljuljanovicç me katërkëndorin e Ballkanit që shpëton nga një gol i sigurt.

58’ Aksion i gjatë i Ballkanit me Gripshin i cili nxjerr Krasniqin në pozicion gjuajtje në të majtën, sulmuesi gabon me tentativën e tij duke e dërguar në duart e portierit.

52’ Shkupi tashmë tenton me gjuajtje nga jashtë zonës, pa shumë sukses.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+4’Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+2’ Tjetër harkim nga e djathta, këtë herë me Hamid i cili gjuan nga pozicion mjaft i mirë por gjithashtu nuk ka shënjestrën e duhur për të dërguar sferën në rrjetë.

42’ Harkim nga e djathta në zonën e Ballkanit, Adetunxhi me kokë gjuan i vetëm para portës por nuk gjen katërkëndorin.

41’ Kueven gjuan nga jashtë zonës në pozicion ballor, Ljuljanoviç pret në pozicion.

38’ Sheji ndërhyn ndaj Rrahmanit i cili po nisej drejt portës, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë pavarësisht protestave për penallti.

27’ Predhë nga distanca e Alvarez, portieri i Ballkanit pret në pozicion.

23’ GOOOL BALLKANI! Pas një harkimi të Thaqit nga e djathta, gjen Rrahmanin në zonë dhe ky i fundit nuk gabon duke shënuar golin e barazimit.

19’ GOOOL SHKUPI! Adetunxhi, pas një goditje nga këndi, dërgon topin në rrjetën e portës së Ballkanit.

15’ Adetunxhi hynë në zonë dhe nga e majta dhe gjuan në portë, por gjen përgjigjen e gardianit Ljuljanoviç.

9’ Top i gjatë në thellësi për Rrahmanin, sulmuesi nuk ia del të kontrollojë sferën para portierit Naumovski.

4’ Shkupjanët janë më ngulmues duke bërë presing të lartë dhe duke vendosur në vështirësi që në start skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.

1’ Nis dueli në Shkup.

FORMACIONET ZYRTARE:

 asfsf

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.