VIDEO/ Barazim mes tensionit në Korçë! Vllaznia nuk mposhtet as me 10 lojtarë, Skënderbeu kënaqet me 1 pikë








Është mbyllur në barazim pagola, sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore. Një përballje ku nuk mungoi tensioni dhe rastet e shumta të shpërdoruara. 

Skenderbeu-Vllaznia

Në fragmentin e dytë të lojës, korçareve duket se iu mbaruan bateritë, teksa nuk arritën të shfrytëzonin superioritetin numerik, pas ndëshkimit të Memellit me karton të kuq.

Për të dyja skuadrat ky është barazimi i tretë radhazi në 4 ndeshje të zhvilluara në kampionat. Shkodranët momentalisht pozicionohen në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Dinamo, ndërsa Skëndërbeu në vendin e tetë me 3 pikë.

FT: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-0

KOMNETI LIVE:

Përfundon sfida! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

87′ Vllaznia “flirton” me golin e fitores, pas harkimit të rrezikshëm të Hakajt nga e majta, nuk arrin të devijojë as Gjurgjeviç as Fangaj.

87′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Latifi, vendin e tij e merr Çoba.

80′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Latifi, për ndërhyrje të gabuar ndaj Meksit.

79′ Zguro harkon nga e djathta për Pusin, që gjuan me kokë, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e Zogoviç.

77′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Kosta Vangjeli, vendin e tij e merr Douvuna.

75′ Kosta Vangjeli provon brenda zonës, nga një pozicion i favorshëm, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

72′ Largohet edhe Berisha në vendin e tij Belajdi Pusi.

71′ Edhe Vllaznia kryen 2 zëvendësime, largohen Aralaica dhe Kruja në lojë Gjurgjeviç dhe Fangaj.

70′ Provon edhe Mara nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

66′ Skënderbeu kryen 2 zëvendësime, largohen Mensah dhe Zhan Viktor, në vend të tyre Bismark dhe Vrapi.

62′ Kosta Vangjeli është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

57′ Vllaznia provon të surprizojë me Heriç, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

52′ Skënderbeu kërkon të përfitojë nga superioriteti numerik, duke avancuar përpara në kërkim të golit.

47′ Latifi kërcënon portën e Rexhepit, tentativa e futbollistit të Vllaznisë shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, Jorgji ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë, Adilin, për një zënkë në fundin e pjesës së parë. Ndëshkohet edhe Zguro dhe Memelli. Mbrojtësi i Vllaznisë kërkon të konfrontohet me trajnerin e Skënderbeut.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Sa golit Vllaznia me Dianje, që pas një rivënie anësore, mbrojtësi devijon me kokë, topi përplaset në shtyllë.

45+1′ Goditje dënimi për Vllazninë, provon Latifi, topi përplaset më murin mbrojtës. Tentojnë sërish shkodranët, por i vëmendshëm Rexhepi që grushton.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Skënderbeu shpërdoron një tjetër shans të artë me Mensah, sulmuesi del i vetëm përballë Zogoviç, por e lëshon më shumë seç duhet topin.

38′ Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeu me Mensah, por gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje.

31′ Jonuzi provon të surprizojë me një predhë nga distanca, tentativa e tij shkon mbi traversë.

28′ Sërish rrezikshëm korçarët, me protagonist Mensah, që tentoi me të djathtën nga distanca, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e Zogoviç.

21′ Tjetër shans ideal për Skënderbeun me Mensah që provon të shënojë me finte, pas topit të dhënë nga Berisha, por sfera shkoi drejt e në duart e Zogoviç.

15′ Adili ndëshkohet me karton të verdhë për goditje me takë ndaj Mensah.

12′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Krymin që provon me një predhë nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e Rexhepit.

4′ Tjetër shans i korçarëve me Sadriun, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

3′ Skënderbeu flirton me golin e avantazhit. Ishte Berisha që fitoi duelin me Adilin, provoi brenda zonës, por reagon majft mirë portieri Zogoviç.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

SKËNDERBEU: Rexhepi, Bajrami, Sadriu, Vitija, Zguro, Meksi, Vangjeli, Mara, Zhan Viktor, E.Berisha, Mensah, Trajner: Migen Memelli

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç, Latifi, Kruja, Aralica, Trajner: Tomas Brdariç

Gjyqtar: Enea Jorgji

Asistent: Endrit Vesli, Uran Korra

Gjyqtar i katërt: Klodjan Prenga

VAR: Juxhin Xhaja AVAR: Ani Kociaj

WhatsApp Image 2021-10-02 at 16.34.34

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *