VIDEO/ Barazim, por jo me paqe. Mançester Siti kalon Atletikon dhe bëhet gati për Realin









Mançester Siti ka siguruar praninë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, duke kaluar Atletiko Madrid në një sfidë shumë të tensionuar.

atletico_de_madrid_-_manchester_city_uefa_champions_league

Skuadra e Guardiolës kishte fituar 1-0 në shtëpi dhe aq ka mjaftuar, pasi ndeshja e dytë në Madrid nuk ka prodhuar gola. Në të kundërt, ka qenë një ndeshje shumë e tensionuar dhe fizike, me skuadrat që nuk kanë kursyer dyluftimet e pak sherr në fund të duelit.

Megjithatë, me vërshëllimën përfundimtare ka qenë Mançester Siti që ka festuar, teksa bëhet gati për duelin gjysmëfinal me Real Madrid.

Atletiko Madrid 0-0 Mançester Siti

KOMENTI LIVE:

90′ Tension dhe sherr pas një faulli ndaj Foden, me dy skuadrat që kacafyten në një cep të fushës. Në fund Felipe nxirret me karton të kuq.

88’ Kunja godet me forcë pasi Korrea i ul topin me gjoks në zonë, por gjuajtja e tij devijohet nga Stouns dhe sfera përfundon jashtë.

30’ Ilkai Gyndogan merr një pasë nga Foden dhe gjuan me të parën, por topi ndalohet në shtyllë dhe më pas largohet nga mbrojtja vendase.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *