VIDEO / Barcelona nuk ngre dot kokën! Atletiko i jep leksion edhe në La Liga








Kriza e Barcelonës vazhdon edhe në kampionat. Skuadra katalanase ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e sotme ndaj Atletiko Madrid, ku një rezultat pozitiv mund ta ndihmonte për të dalë nga kriza. Por madrilenët, të udhëhequr nga Luis Suarez, i pandalshëm përballë ish-skuadrës së tij, triumfuan 2-0 duke ndëshkuar çdo gabim të prapavijës së Barçës.

atletiko marcelona

Në minutën e 23-të, ishte një kombinim mbresëlënës mes Zhoao Feliks, Luis Suarez dhe Lemar që iu finalizua nga ky i fundit për t’i dhënë avantazhin skuadrës vendase. Barcelona u përpoq të reagonte, por duke mbajtur topin e pa ditur të gjuante në kuadrat, me Depaj gjithmonë shumë larg portës.

Një tjetër kundërsulm, këtë herë i Luis Suarez, ishte vdekjeprurës në fundin e pjesës së parë. Lëmar gjeti uruguaianin dhe ky i fundit nuk fali para ish-shokëve të skuadrës, duke dërguar topin në rrjetë.

Avantazhi i dyfishtë ishte një goditje shumë e rëndë për katalanasit të cilët në pjesën e dytë humbën shkëlqimin e tyre duke gabuar edhe pasime të thjeshta. E vetmja gjuajtje në kuadrat erdhi nga Kutinjo, i cili u zëvendësua pas pak më shumë se një ore lojë për t’i bërë vend Ansui Fati.

Numri 10 shtoi pak shpejtësi në manovrën e ekipit të Koman, por ishte shumë pak për të shqetësuar skuadrën e Atletikos e cila administroi minutat dhe mbylli duelin me një fitore të qetë 2-0 që ngjit ekipin në vendin e parë në La Liga, me pikë të barabarta me Realin. Ndërsa Barcelona pësoi humbjen e parë në kampionat dhe tashmë e sheh veten në vendin e 9 në klasifikim.

PANORAMASPORT.AL

ATLETIKO MADRID-BARCELONA 2-0
24′ Lemar, 44′ Suarez

FORMACIONET ZYRTARE

Atletiko Madrid: Oblak; Jorente, Saviç, Gimenez, Hermoso; Karrasko; Koke, De Paul, Lemar; Zhoao Feliks, Suarez.

Barcelona: Ter Shtegen; Mingueza, Pike, Arauho, Dest; Buskets, Niko, Gavi, De Jong; Kutinjo, Memfis.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *