VIDEO / Barcelona rigjen buzëqeshjen, shuplakë krizës me një sukses në kampionat





Barcelona i ka dhënë fund serisë së ndeshjeve radhazi pa fitore duke triumfuar në sfidën e sotme kundër Levantes në La Liga. Në mes të një krize si rrallëherë në dy dekadat e fundit, që ka vënë në dyshim vijimësinë e Ronald Kuman në pankinë, katalanasit kanë gjetur reagimin e duhur për të marrë tri pikë me suksesin 3-0.

depaj

Gjithçka ishte e thjeshtë falë edhe golave të shpejtë në fillimin e sfidës. Depaj kaloi para katalanasit që në minutën e 6 të takimit, ndërsa Luk De Jong dyfishoi shifrat kur regjistrohej minuta e 14. Kjo ia bëri shumë më të thjeshtë lojën Barcelonës e cila kontrolloi plotësisht manovrën dhe e kishte të thjeshtë që të mbante larg katërkëndorit të saj kundërshtarët.

Në fundin e ndeshjes kishte lavdi edhe për Ansu Fati, i cili i kthyer nga dëmtimi, gjeti rrjetën në shtesën e sfidës, për të vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje e për të kthyer Barcelonën në vendin e 5-të, 5 pikë pas Realit kryesues por me një ndeshje më pak të luajtur se madrilenët.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *