VIDEO/ Bëri lëmsh të gjithë tifozët, Lukaku bën “mea culpa”: Ju e dini lidhjen që kam me Çelsin









Takimi i Romelu Lukakut me drejtuesit e Çelsit duket se i ka sheshuar mosmarrëveshjet. Belgu kishte deklaruar se nuk ishte i lumtur me klubin dhe se donte rikthimin tek Interi. Por mesa duket sulmuesi ka reflektuar mbi fjalët që tha.

LUKAKU

Për faqen zyrtare të klubit gjigandi ka kërkuar falje për trazirën që shkaktoi.

“Më vjen keq për zhurmën që shkaktova. Ju e dini lidhjen që kam me Çelsin që nga adoleshenca ime. E kuptoj zhgënjimin tuaj dhe e di që është në dorën time që të rikthej besimin tek ju. Do të bëj më të mirën duke punuar çdo ditë në fushë.”

“Dua të kthej faqen dhe i kërkoj falje trajnerit dhe skuadër pasi nuk ishte momenti më i mirë për tu shprehur. Dua të shikoj përpara dhe të ndihmoj ekipin për të fituar ndeshje.”

Shokuese si deklaratë, por e kuptueshme duke parë trysninë mbi lojtarin. Ndoshta Lukaku do të mendohet mirë herën tjetër para se të shprehë diçka, sidomos në një klub si Çelsi ku ekipi është mbi individualitetet.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.