VIDEO/ Berisha gjen rrugën e rrjetës në Ligën e Konferencës, por në fund feston… Olainka








Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, gjeti rrugën e rrjetës në Ligën e Konferencës, me fanellën e Fenerbahçes, në duelin ndaj Slavias së Pragës që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të çekëve, teksa në fund ishte skuadra e Piter Olainkës ajo që festoi kalimin në turnin e 1/8-ve. Vlen të theksohet se finalja e Ligës së Konferencës do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Mergim Berisha

Për sa i përket golit të Berishës, ai u regjistrua në minutën e 90-të. Sulmuesi shqiptar nuk fali pas asistit spektakolar të Guler nga e djathta e zonës. 23-vjeçari u aktivizua në minutën e 81-të, duke zënë vendin e Dursun, teksa 9 minuta në fushë i mjaftuan për të tundur rrjetën.

Ndërkohë në krahun tjetër, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olainka, ishte titullar nga minuta e parë, duke qëndruar gjatë gjithë takimit në fushë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.