VIDEO/ Big Brother i dha mundësinë të shihnin prime-n e parë, Jul Deda shpërthen në lot kur sheh babain e tij të ndjerë! Banorët i qëndrojnë pranë

video big brother i dha mundesine te shihnin prime n e pare jul deda shperthen ne lot kur sheh babain e tij te ndjere banoret i qendrojne prane































Aktori Julian Deda, ka shpërthyer në lot teksa ka parë një pjesë të natës së parë të BBV, ku gjatë videos prezantuese të tij, është transmetuar edhe një pjesë e një skeçi që ai ka luajtur me të atin, aktorin mjaft të njohur shqiptar, Zef Deda.

video big brother i dha mundesine te shihnin prime n e pare jul deda shperthen ne lot kur sheh babain e tij te ndjere banoret i qendrojne prane

Juli është emocionuar dhe ka nisur të qajë, ndërsa banorët i janë afruar për të mbështetur.

Kujtojmë se Zef Deda ka ndërruar jetë pak muaj para se Juli ti bashkohej shtëpisë së “Big Brother VIP”, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Në klipin e tij prezantues, Juli është shprehur se nëse babai do ishte gjallë do ta mbështeste me të dyja duart në këtë rrugëtim të tij të ri.

“Nëse babai im do ishte gjallë sot, ai do më mbështeste me të dyja duart. Para se të ndërronte jetë, më ka thënë mos ma prish fjalën, rri i qeshur dhe unë atje do jem i qeshur sepse ishte dëshira e tij. Më ka marrë malli që ditën e parë kur ai iku nga kjo botë”, tha Juli asokohe për të atin e ndjerë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts