VIDEO/ Bindin sulmuesit, Juventusi tregon muskujt në miqësoren ndaj Atalantës










Juventusi mposhti Atalantën me rezultatin 3-1 në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme. Trajneri i skuadrës bardhezi, Masimiliano Alegeri mbeti i kënaqur nga reparti ofensiv, që tregoi muskujt në këtë përballje.

Juventus 3-1

Dibala, Bernardeski dhe Morata, ishin autorët e golave për “Zonjën e Vjetër”, teksa Kieza dhe Kulusevski kontribuan me asiste. I vetmi nga sulmuesit që nuk la gjurmë ishte Kristiano Ronaldo.

Ndërkohë për sa i përket zikaltërve të Atalantës, golin e vetëm në këtë miqësore e realizoi Muriel në minutën e 18-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Titullar u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili qëndroi në fushë 59 minuta, teksa më pas i la vendin Toloit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *