VIDEO/ Brazili mposht Kilin me 10 lojtarë, ish-milanisti Paketa kualifikon “Seleçao”-n në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës








Brazili arrin të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 kombëtaren e Kilit në “Estadio Olimpico Nilton Santos” të Rio De Zhaneiros.

paketa nejmar brazil

“Seleçao” i falet golit të ish-milanistit Lukas Paketa sapo kishte filluar pjesa e dytë ku dhe vetë lojtari sapo kishte mbushur 1 minutë në fushën e blertë dhe menjëherë realizoi një gol të bukur me disa kombinime me shokët e skuadrës.

Pas 2 minutave kombëtarja braziliane u gjend në lojë me 10 vetë pas kartonit të kuq të marrë nga sulmuesi i Mançester Sitit, Gabriel Zhezus në minutën e 48′.

Kili gjeti golin e barazimit me Edu Vargas po VAR-i e akordon si të parregullt. Me këtë fitore Brazili shkon direkt në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, dhe do të ndeshet në datën 6 korrik ndaj Perusë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *