VIDEO / Broja është një “bishë”, vetëm heroizimi i Sançez i mohoi historinë sulmuesit shqiptar në shtesë









Armando Broja sot nuk ishte mes titullarëve në ndeshjen e Sauthempton ndaj Totenhem dhe u desh të hynte në lojë vetëm në 20 minutat e fundit të sfidës.

brohja

Me skuadrën e tij në inferioritet numerik, sulmuesi iu detyrua që të luante në minutat e fundit më shumë në mbrojtje për të administruar barazimin. Por kur iu dha rasti, iu afrua shumë golit të fitores në minutat shtesë të sfidës.

Ai shpërtheu në krahun e djathtë pasi i vodhi topin kundërshtarëve dhe u nis drejt portës së Loris. Por ndërhyrja e Sançez devijoi mbi traversë gjuajtjen e tij dhe bëri që Konte t’i gëzohej një rekordi historik pasi u bë trajneri i parë i Totenhemit që regjistronte 7 ndeshjet e para pa humbje në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *