VIDEO / Broja kthehet në fushë, shihni pritjen që i bëjnë tifozët e Sauthempton në stadium








Armando Broja ka bërë sot kthimin e tij në fushën e lojës, duke lënë pas dëmtimin që pësoi dy javë më parë. Djaloshi shqiptar është kthyer shumë shpejt në një nga emrat e preferuar të publikut të Sauthempton.

bandicam 2021-11-05 22-38-58-542

Kjo u kuptua shumë mirë në minutën e 81-të të ndeshjes mes Sauthempton dhe Aston Vilës sot. Broja e nisi duelin nga stoli dhe trajneri Hasenhutl vendosi ta aktivizonte vetëm në minutat e fundit të duelit.

Në fillim kishte duartrokitje për Armstrong që po lagohej, autorin e golit të vetëm deri në ato momente për Sauthempton që kryesonte me shifrat 1-0. Por në momentin që Broja shkeli në fushë dhe spikeri i stadiumit lexoi emrin e tij, kishte duartrokitje dhe brohorima për sulmuesin shqiptar që la pas kështu dëmtimin dhe duket se është gati në momentin e duhur edhe për përfaqësuesen shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *