VIDEO/ Çalha dhe Xheko shkëlqejnë në debutim, Interi triumfon me “poker” ndaj Xhenoas










Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të Serisë A, teksa ka triumfuar me rezultatin 4-0 në sfidën e parë të kampionatit ndaj Xhenoas.

inter

Dominim absolut i zikaltërve të Inzagit, të cilët nuk e vendosën asnjëherë në diskutim triumfin në këtë përballje. Debutim ëndrrash edhe për 2 futbollistët e afruar rishtazi në merkato, Hakan Çalhanoglu dhe Edin Xheko, që gjetën rrugën e rrjetës, në ndeshjen e parë zyrtare në kampionat, me fanellën e Interit. Gjithashtu mesfushori turk ishte protagonist edhe te goli i parë i shënuar nga Shkriniar, duke asistuar nga këndi.

Ndërkohë goli i tretë u realizua nga Arturo Vidal, i cili u aktivizua nga stoli. Zikaltërit e Simone Inzagit, do të tentojnë këtë sezon, që të fitojnë sërish titullin kampion, edhe pse rivaliteti pritet të jetë tepër i madh, me Juventusin, Atalantën, Milanin, Romën, Napolin dhe Lacion, që janë më të etura se kurrë, për të korrur suksese.

FT: INTER-XHENOA 4-0

Shkriniar 6′, Çalhanoglu 14′, Vidal 74′, Xheko 87′

KOMENTI:

Përfundon takimi!

87′ GOOOOOL INTER 4-0/ Debutim spektakolar edhe për Edi Xhekon, i cili gjen rrugën e rrjetës, duke shënuar me kokë, pas harkimit të Vidal. 

74′ GOOOOL INTER 3-0/ Zikaltërit në avantazh të trefishtë. Shënon edhe Arturo Vidal, i hedhur nga stoli, mesfushori nga Kili, shndërron në gol një asist mjaft të bukur me finte nga Barela. 

56′ Çalhanoglu gjen sërish rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45+2′ Rrugën e rrjetës e gjen edhe Perishiç, por goli anulohet për pozicion jashtë loje!

24′ Traversa i mohon golin Edin Xhekos, tentativa e boshnjakut devijohet nga mbrojtësi i Xhenoas dhe përfundon në traversë.

14′ GOOOOL INTERI 2-0/ Debutim ëndrrash për Çalhanoglu, mesfushori turku dyfishon shifrat me një perlë nga distanca. Me një predhë me të djathtën, futbollisti e dërgoi topin në cepin e portës. 

6′ GOOOL INTERI 1-0/ Milan Shkriniar kalon në avantazh zikaltërit. Mbrojtësi sllovak godet saktë me kokë pas harkimit të Çalhanoglu nga këndi. 

FORMACIONET ZYRTARE:

Formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *