VIDEO/ Çavit i mjafton Levandovski, Barça fiton dhe kalon Realin. Vetëm 4 ndeshje larg… Guardiolës












Një gol i shënuar nga Robert Levandovski në pjesën e parë të sfidës i ka mjaftuar Barcelonës që të sigurojë një fitore minimale ndaj Majorkës dhe përkohësisht të ngjitet në kreun e renditjes në La Liga.

gC08xxmdbVEujO0

Skuadra katalanase dominoi fillimin e sfidës dhe ia doli të shënonte me Levandovskin, gjithmonë e më vendimtar me lojën e tij për skuadrën e Çavit që më pas administroi me qetësi dhe mbajti larg portës të rrezikshmin Muriqi.

Mbajtja e vazhdueshme e topit dhe thumbimet e herëpashershme bënë që Barcelona të luante qetësisht pjesën e dytë duke administruar forcat pasi mendoi më shumë për Europën. Por edhe rezultati 1-0 i mjafton Çavit, pasi ekipi i tij me këtë fitore u ngjit në renditje në krye, një pikë sipër Realit, i cili luan nesër.

Për më tepër, katalanasit çuan në 19 serinë mbresëlënëse të ndeshjeve radhazi jashtë fushe pa pësuar humbje në La Liga, të gjitha nën drejtimin e Çavit. Rekordi i kampionatit mbahet nga Barcelona e Pep Guardiolës në vitet 2010-2011, kur regjistroi 23 ndeshje të tilla radhazi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *