VIDEO / Çekiçi tund përsëri rrjetën në Turqi, gol spektakolar me gjysmë-roveshatë





Endri Çekiçi kthehet të tundë rrjetën në kampionatin turk dhe e bën me një gol spektakolar. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka shënuar golin e tij të dytë në këtë edicion me fanellën e Koniaspor, në ndeshjen e kësaj skuadre kundër Trabzonsporit.

cekici

Në minutën e 20 të sfidës, pas një harkimi nga e djathta, Çekiçi u koordinua mjeshtërisht dhe me një gjysmë–roveshatë dërgoi sferën në rrjetë. Një gjuajtje e shkëlqyer e cila për fat nuk u devijua nga Çikalleshi para tij dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë barazimin e përkohshëm 1-1 ekipit të Koniaspor, i cili në këtë edicion ka synime për të luftuar për një vend në Kupat e Europës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *