VIDEO/ “Çfarë emocioni”, reagimi i Cikalleshit pas golit në frymën e fundit ndaj ekipit që investoi 2 milionë euro për ta marrë nga Kroacia: E dashuroj këtë sport…










Sokol Cikalleshi është duke kaluar një moment fantastik me skuadrën e Koniasporit në Superligën turke. Bomberi i Kombëtares, realizoi një tjetër gol me peshë, në triumfin 2-1 në javën e dytë të kampionatit, duke ndëshkuar Istanbul Bashakshehirin, klubin që në vitin 2015 investoi 2 milionë euro për ta marrë nga skuadra e RNK Split, futbollistin shqiptar.

Cikalleshi goli

Pas ndeshjes, Cikalleshi bëri një status në faqen zyrtare në “Facebook”, duke shkruar: “Çfare emocioni, gol në frymën e fundit dhe fitore! E dashuroj kete sport, e dashuroj kete ekip”.

Këtij shkrimi sulmuesi shqiptar i bashkëngjiti edhe videon e golit të realizuar mbrëmjen e sotme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *