“Bëmë baba të të ngjaj”. Kjo mund të thuhet për Xhiovani Simeonen, i cili pak nga pak po bën emër në futbollin e rëndësishëm europian ashtu siç bënte më përpara Diego Simeone. Por jo vetëm kjo, pasi edhe golat që po shënon, kujtojnë ato historik të shënuar nga ish-mesfushori i Argjentinës.
Goli i shënuar sot me kokë ndaj Milanit, i ka kujtuar shumëkujt një shumë të famshëm të shënuar nga i ati kur vishte fanellën e Lacios. Një gol me kokë ndaj Juventusit në vitin 2000 që i dha suksesin 1-0 skuadrës së tij dhe nisi rrugëtimin e bardhekaltërve të cilët më pas mbyllën sezonin me titullin kampion.
Në Napoli mund të fillojnë të ëndërrojnë…
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al