VIDEO/ “Çmenduri” në Skoci! Portieri Xho Hart goditet me copa qelqi, një anëtar i stafit dërgohet me urgjencë në spital









Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në ndeshjen mes Reinxhërs dhe Selltik, me protagonistë portierin anglez, Xho Hart dhe një prej pjesëtarëve të stafit të Selltik, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

33

Nga ajo që shihet në video, Hart ka tërhequr vëmendjen e kryesorit për të ndalur sfidën, pasi disa tifozë të Reinxhërs po hidhnin copa qelqi në drejtim të tij.

Pas konstatimit nga ana e arbitrit, stafi përgjegjës për mirëmbajtjen e fushës nxitoi të pastronte terrenin e lojës, i cili ishte i mbushur me copat e qelqit.

Një situatë kjo që mbaroi fatmirësisht pa lëndime për Hart, por jo për anëtarin e stafit të Selltik, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e incidentit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.