VIDEO/ “Dardanët” të pamëshirshëm, Kosova fiton me “shuplakë” në miqësoren e parë të vitit






Kosova mori një fitore të rëndësishme në miqësore përballë Burkina Fasos me shifrat e thella 5-0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

bandicam 2022-03-24 19-33-16-601

Sfida nisi shumë mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Alitin që në minutën e 3’. Sfida më pas foli vetëm për “Dardanët”, të cilët e bombarduan portën e mbrojtur nga Uedraogo.

Gjithashtu fantastik në këtë takim ishte dhe portieri vendas, Samir Ujkani, i cili përveç se priti një penallti, i mohoi dhe disa gola të sigurt miqve.

Kosova kështu e nis në mënyrën më të mirë të mundshme me trajnerin e saj të ri, Zhires.

REZULTATI:

KOSOVA 5-0 BURKINA FASO

3′ Aliti, 23′ Selmani, 53′ Vojvoda, 68′ Rashica, 74′ Domgjoni

KOMENTI LIVE:

90+3’ Mbyllet sfida.

90’ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

90’ Muslija lëshon një gjuajtje fantastike nga goditja e dënimit, por ndalet nga traversa.

88’ Miqtë e gjejnë veten të lirë, por goditja e tyre ndalohet mrekullisht nga Ujkani.

85’ Zëvendësim i dyfishtë te Burkina Faso. Largohen Sangare dhe Jago, në vendin e tyre Bangre dhe Xhiga.

84’ Një goditje surprizë nga ana e miqve, por Ujkani e kontrollon topin pa problem.

82’ Bande krijon një ndërhyrje të rrezikshme ndaj vendasve dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

81’ Kastrati ndërhyn rrezikshëm në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

80’ Dellova provon me një goditje të bukur nga jashtë zone, por topi përfundon mbi kuadrat.

78’ Zëvendësim te Kosova. Largohet nga fusha e lojës Domgjoni dhe në vendin e tij futet Loshaj.

77’ Zhegrova tenton me një goditje tën fortë nga larg, por Uedraogo shpëton portën e miqve.

75′ GOOOOOOOOL KOSOVA 5-0/ Tomi Domgjoni merr një top të bukur në hyrje të zonës dhe me një goditje të zgjuar shënon golin e pestë për vendasit.

72’ Dy zëvendësime për Kosovën. Largohen nga fusha e lojës Vojvoda dhe Rashica dhe në vendin e tyre Dellova dhe Bytyqi.

68’ GOOOOOOOL KOSOVA 4-0/ Rashica merr një pasim të bukur dhe shënon një gol fantastik për t’i vënë vulën takimit.

65’ Dy zëvendësime për Burkina Fason. Largohen nga fusha e Dabo dhe Bajala dhe në vendin e tyre Badolo dhe Bande.

65’ Tapsoba godet nga pika e penalltisë, por portieri Ujkani tregohet fantastik, duke i mohuar golin e parë miqve.

64’ Kastrati bën një ndërhyrje të gabuar brenda zonës dhe gjyqtari Hamiti akordon një 11-metërsh për Burkina Fason.

60’ Ndëshkohet Jago me karton të verdhë te miqtë, pas një ndërhyrje të gabuar.

59’ Goditja e Dabo përfundon jashtë kuadratit të mbrojtur nga portieri Ujkani.

58’ Goditja nga ana e Dabo përplaset në murë, por Zhegrova e ndaloi me dorë atë top duke u ndëshkua me karton të verdhë.

57’ Zëvendësimi i parë nga ana e Burkina Fasos. Largohet Outara dhe në vendin e tij futet Tapsoba.

53’ GOOOOOOOL KOSOVA 3-0/ Rashica merr një top të bukur nga Zhegrova dhe më pas ja pason Vojvodës, i cili me portën e boshatisur shënon golin e tretë.

48’ Krosim i ulët nga krahu nga ana e miqve, por për fatin e mirë të vendasve nuk pati asnjë devijim drejt portës.

46’ Starton pjesa e dytë.

45+2’ Mbyllet pjesa e parë e sfidës.

45’ Gjyqtari i katërt akordon vetëm 1 minutë shtesë.

42’ Miqtë tentojnë një skemë të bukur nga goditja e këndit, por goditja ndalohet nga ana e Rashicës.

37’ Një goditje nga jashtë zone nga ana e miqve përfundon lart kuadratit të mbrojtur nga ana e Ujkanit.

36’ Vjen dhe kartoni i dytë i verdhë si sfidës. Kësaj radhe ndëshkohet sulmuesi i Kosovës, Selmani.

32’ Miqtë kryejnë një ndërhyrje të gabuar ndaj Rashicës në mesfushë. Goditje dënimi për Kosovën.

30’ Një krosim nga ana e miqve që devijohet nga Vojvoda dhe shkon drejt portës, por Ujkani ja del ta largojë në goditje këndi.

28’ Muslija tenton një goditje të bukur nga larg, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.

27’ Një goditje drejt portës nga miqtë, por kapiteni Ujkani arrin të bëjë një pritje fantastike për ta dërguar topin në goditje këndi.

23’ GOOOOOOOL KOSOVA 2-0/ Një tjetër gol nga vendasit, kësaj radhe me Selmanin, i cili me një goditje fantastike dyfishon shifrat.

17’ Miqtë ushtrojnë presion në zonën e kosovarëve dhe arrijnë të fitojnë një goditje këndi.

11’ Selmani pretendon për një 11-metërsh pas një ndërhyrje në zonë, por gjyqtari nuk e konsideroi të tillë.

9’ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë merret nga miqtë pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Guira.

8’ Dabo kërkoi të surprizonte me një goditje të bukur nga jashtë zone, por tentativa e tij shkoi mbi kuadratin e mbrojtur nga Ujkani.

7’ Një ndërhyrje e gabuar nga vendasit. Goditje dënimi për Burkina Fason.

3′ GOOOOOOL KOSOVA 1-0/ Një krosim fantastik nga Zhegrova që u finalizua me një goditje perfektë nga ana e Alitit për të kaluar vendasit në avantazh.

2’ Rashica kërkon të gjejë shokët se skuadrës me një krosim, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

1’ Starton sfida miqësore në Prishtinë

FORMACIONET ZYRTARE:

kosova

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.