
Kryeminisrtri Edi Rama ka mbërritur në Elbasan, aty ku do të zhvillojë një darkë me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Panorama.al ka siguruar pamje teksa shihet eskorta e kryeministrit Rama që mbërrin në qytetin e Elbasanit.
Sipas axhendës të zbardhur dy ditë më parë, Vuçiç pritej të mbërrinte në orën 18:30 në Elbasan, ndërsa në orën 19:00 do të zhvillohet një darkë me delegacionin serb.
Në darkë do të jenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik, Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.
Pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një protestë me mbështetësit e tij kundër vizitës së Vuçiç në Shqipëri. Gjatë tubimit ka pasur dhe incidente ku disa protestues kanë marrë flamujt serb dhe i kanë djegur.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al