VIDEO/ Debutim me gol i Zhiru, Milani bën “paqe” në miqësore










Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme ndaj francezëve të Nisës. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Gouiri, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 59-të.

Zhiru2

Ndërkohë që goli i barazimit për kuqezinjtë e Piolit, u realizua nga Oliver Zhiru, të cilit i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushë, për të debutuar me gol, me fanellën e Milanit.

Francezi u aktivizua në minutën e 61-të, teksa në të 66-tën, tundi rrjetën, pas një harkimi të saktë nga Kastijeho. Testin e radhës, Milani do e zhvillojë më 4 gusht ndaj Valencias, teksa më 8 gusht do të përballet me Realin e Ançelotit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *