Ish-sulmuesi i Çelsit dhe Atletiko Madrid, Diego Kosta është bërë protagonist në Brazil dukë shënuar me gjuajtjen e parë në kuadrat në kampionatin brazilian të futbollit.
32-vjeçari plotësoi një kalim te Atletiko Miniero këtë verë, ndërsa ditën e djeshme e nisi nga stoli sfidën përballë Bragantinos.
Sulmuesi spanjoll u aktivizua në minutën e 60-të të takimit dhe Kostës i mjaftuan vetëm 26 minuta lojë për të gjetur golin e parë me fanellën e Atletiko Minieros duke shënuar golin e barazimit në minutën e 86-të pas një goditje fluturimthi në zonë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al